To view this notification widget you need to have JavaScript enabled. This notification widget was easily created with NotifySnack.
Partnerët
 
Kontakt
DPT 6 MAJ DOO-Shkup

Tel: +38923111751
Faks: +38923112751
Adresë: Hristo Tatarcev 69, 1000 Shkup,
Maqedonisë së Veriut

"Supriza" e re e Zuckerbergut - 01.02.2012

 

Tani është zyrtare: "rrjeti social" më i madh në botë, Facebook bën një tjetër hap të madh dhe përgatitet për kuotimin në bursë. Nga shitja e aksioneve shpresohet të merren të paktën pesë miliardë dollarë.


Rrjeti social amerikan online Facebook ka hedhur hapin e parë drejt kuotimit në bursë. Sipërmarrja ka dorëzuar dokumentet përkatëse pranë autoritetit të mbikqyrjes së bursës në SHBA, SEC. Sipas këtyre dokumenteve Facebook pret të marrë rreth pesë miliardë dollarë nga emetimi i aksioneve. Ky do të ishte kuotimi më i madh në bursë në historinë e kompanive të sektorit të informatikës. Kuotimi pritet të bëhet më e vonëta në verën e këtij viti. Për shkak të synimeve për t'u kuotuar në bursë, rrjeti social për herë të parë bëri publike të dhënat e biznesit. Në vitin 2011 kompania ka realizuar një fitim të pastër prej 668 milionë dollarësh. Xhiroja ka qenë rreth 3,7 miliardë dollarë dhe është dyfishuar në krahasim me vitin 2010.

Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg

Para për zgjerim të mëtejshëm

Rekordin e mban deri tani konkurrenti Google, i cili u kuotua për herë të parë në Wall Street në vitin 2004. 1,9 miliardë dollarë i solli shitja e aksioneve kompanisë Google. Pesë miliardë dollarët e synuar nga Facebook janë vetëm një objektiv i përkohshëm, i cili mund të ndryshojë sipas interesit të investuesve.

Brenda vetëm tetë vjetësh Facebook është zhvilluar në një fenomen interneti dhe në një faktor të rëndësishëm ekonomik. Aktualisht ai numëron 845 milionë përdorues në më shumë se 70 vende. Shefi i kompanisë Mark Zuckerberg e pati themeluar rrjetin social online në fillim të vitit 2004, kur studionte në universitetin elitar amerikan Harvard. Rrjeti dixhital social e ka ndryshuar në mënyrë vendimtare jetën në dhe me internetin. Për shkak të trajtimit të të dhënave private të përdoruesve Facebook është edhe në qendër të kritikave.

Autor: SC/sti/exh (afp,dapd,dpa)

www.dw-world.de